Marcelo rinovon deri në 2022
Pëlqej
Reali i Madridit rinovon kontratën e 29 vjecarit Marcelo Veria da Silva deri në 30 qershor të vitit 2022.

Në këtë mënyrë klubi madrilen blindon kapitenin e dytë të ekipit dhe një prej lojtarëve më të rëndësishëm, ndërkohqë që për brazilianin duket se afron përmbushja e dëshirës së tij për ta mbyllur karrierën pikërisht në Santiago Bernabéu.

Sic njofton klubi i Los Blancos, nënshkrimi zyrtar i kontratës mes palëve do të bëhet ditën e enjte në ambientet e stadiumit Bernabeu përpara shtypit, duke i paraprirë edhe disa rinovime të tjera. Marcelo mbrojtësi i majtë që mbërriti te Reali i Madridit në vitin 2007 kur ishte vetëm 18 vjec, numëron plot 415 ndeshje me fanellën e klubit mbretëror.

Në këtë mënyrë ai i afrohet 527 takimeve të Roberto Carlos, që mban rekordin e më shumë prezencave në fushë historinë e këtijRealit të Madridit. Me këtë rinovim Marcelo premton jo vetëm të arrijë, por edhe ta kalojë rekordin e Roberto Carlos që ka qënë gjithnjë një shembull për brazilianin. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2017, ora 16:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori