Marcelo te Juventus? Braziliani merr vendimin e papritur
Pëlqej
Mbrojtësi i krahut të majtë të Real MAdrid, Marcelo mendohet të ketë biseduar me klubin e tij për një kaliom të mundshëm te Juventus.

Gjithahstu edhe mediat spanjolle shkruajnë se Marcelo dëshiron që të ribashkohet me shokun e tij, Cristiano Ronaldon, te “Zonja e Vjetër”.

Ylli portugez iu bashkua Juves gjatë kësaj vere, mirëpo u përfol shumë edhe për një dëshirë të Marcelos për të kaluar te klubi italian.

Real Madridi është në telashe për shkak të rezultateve negative, dhe Marcelo kërkon që të ndërrojë ambient, kështu që në janar ose verën e ardhshme, braziliani mund të bëhet lojtar i Juventusit. /albeu.com/
Shtuar më 22/10/2018, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori