Marcelon fton publikisht Neymarin ti bashkohet Realit
Pëlqej
Marcelos i pëlqen shumë transfrimi i Neymarit tek Real Madridi. Ai e ka ftuar brazilianin duke i thënë se më të mirët vijnë tek Reali. Ai gjithashtu ka folur dhe për krahasimin me Roberto Carlosin.

“Starti i sezonit ishte i vështirë, por kemi marrë besim dhe po luajmë më mirë”.

“Nuk e kemi fituar kampionatin, por ne kemi bërë më të mirën që të luajmë mirë dhe të fitojmë. 450 ndeshje në moshën 30 vjeçare? Ndihem mirë dhe i lumtur”.

“Ne jemi të privilegjuar që bartim këtë fanellë. Ne kemi edhe një finale të Ligës së Kampionëve. Luajmë për të fituar dhe do të jemi të fokusuar”.

“Neymar? Lojtarët më të mirë vijnë te Reali dhe do të më pëlqente që të luaj me Neymarin. Kur flas për Neymarin, nuk flas për Realin ose nëse do të largohet nga PSG”.

“Krahasimet me Roberto Carlos? Nuk do të ketë një tjetër Roberto Carlos, Roberto Carlos ësthë gjithmonë më i mirë se unë”, deklaroi Marcelo. /albeu.com/
Shtuar më 13/05/2018, ora 10:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori