Marcheti "injoron" Barcelonën
Ankesat e lojtarëve të skuadrës së Barcelonës për kushtet jo të mirë të tapetit të stadiumit Giuseppe Meazza, janë hedhur poshtë nga Drejtori i Kompeticioneve Giorkio Marcheti i cili ka inspektuar tërrenin para zhvillimit të ndeshjes mes Milanit dhe Barcelonës duke deklaruar se kushtet e këtij stadiumi janë të pranueshme.

"Fusha ka disa probleme për shkak të klimës por të dyja klunbet nuk mund të bëjnë më shumë për këtë. Milan dhe Inter e kanë ndryshuar disa herë barin por numri i madhe i ndeshjeve të zhvilluara në një kohë të shkurtër ka ndikuar në kushtet e tërrenit. Thënë ndryshe kushtet e stadiumit Meazza janë të pranueshme por jo ideale” është shprehur Marcheti.

Pas ndeshjes e cila përfundoi në barazim mes dy skuadrave lojtarët e Barcelonës u ankuan për cilësinë e tapetit të stadiumit i cili sipas tyre ishte skandaloz. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2012, ora 10:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori