Marchetti 10 ditë jashtë fushave, Strakosha titullarë te Lazio
Thomas Strakoshën do të ketë një tjetër shans për tu treguar të gjithëve se meriton të jetë ai portieri titullar i Lazios. 21-vjecari shqiptar një nga zbulimet më të bukura të këtij sezoni në Serinë A, ai që do të mbrojë portën e Lazios në dy sfidat e ardhshme të kampionatit.

Marchetti ka një problem në meniskun e gjurit të djathtë dhe do ti duhet të qëndrojë për 10 ditë në pushim absolut. Objektivi i 34-vjecarit është të jetë gati për sfidën ndaj Udineses e vlefshme për javën e 26-t të kampionatit por gjasat më të mëdha janë që Marchetti të mungojë edhe në këtë ndeshje, kështu që titullari i portës në sfidën e radhës ndaj Empolit që do luhet të Shtunën në stadiumin Carlo Castelani, por edhe në sfidën e Olimpicos ndaj Udineses pritet të jetë pikërisht Thomas Strakosha.
Shtuar më 15/02/2017, ora 12:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori