Marchisio: Chelsea nuk na tremb
Claudio Marchisio është i lumtur me suksesin e Juventus dhe me dështimin e Interit. "Bravo Atalanta! Tani ne kemi një avantazh. Humbja që pësuam na rizgjoi sërish, kështu që tani do të rikthehemi ata të zakonshmit", është shprehur mesfushori bardhezi.

Vëmendja e bardhezinjve është në takimin e radhës në Champions League kundër Chelseat ku dhe do të vendosen shumë për fatet e "Zonjës së Vjetër" në Europë.

"Ne nuk na mungon asgjë që të mund të fitojmë ndaj Chelsea. Në takimin e kaluar ne pësuam dy gola, por sërish barazuam. Tashmë jemi të ndërgjegjshëm që jemi rritur si nivel këtë vit", përfundoi Marchisio. /albeu.com/
Shtuar më 13/11/2012, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori