Marchisio drejt Interit
Është një moment i vështirë për Klaudio Marchision. Mesfushori i Juventusit, i konsideruar nga tifozët si kapiteni i ardhshëm i bardhezinjve, ka shumë mundësi që të largohet nga Torino gjatë kësaj vere.

Pavarësisht rinovimit të kontratës që ka bërë me Juventusin deri në 2016-ën. Mbërritja e Pirlos dhe me shumë mundësi edhe e Inlerit po e shtyjnë lojtarin jashtë klubit Torinez.

Milani dhe Interi po ndjekin me interes lëvizjet më të fundit tek Juventusi. Nëse tendenca më e re e Juves imponon shitjen e Klaudio Marchisios, ndoshta ka ardhur momenti për t'u ulur dhe për të reflektuar mbi mundësine e insistimit në këtë revolucion. /albeu.com/



Shtuar më 30/05/2011, ora 18:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori