Marchisio kritikon Juventusin: Pagoi më shumë sesa duhet për Chiesan
Claudio Marchisio ka kritikuar paraqitjet e Federico Chiesa.

Chiesa kaloi te Juventus duke bërë bujë të madhe, por Claudio Marchisio duket se nuk është i kënaqur me paraqitjet e italianit.

Komentet e ish mesfushorit janë se skuadra pagoi Fiorentinën më shumë sesa duhet për Chiesan.

"Nuk është në rregull që dikush që luftonte për mbijetesë të kushtojë 50-60 milionë euro", ka thënë ish mesfushori i Juventus.

"Ai është një talent i vërtetë, por ka shumë presion mbi të, që erdhi pas transferimit", shtoi Marchisio.

"Ai duhet të gjej pozitën e duhur në fushë. Mendoj se do të shpërthejë më vonë", ishin fjalët e italianit.

Chiesa ka zënë menjëherë vend në planet e Andrea Pirlo, por paraqitjet e tij duhet të përmirësohen.
Shtuar më 31/10/2020, ora 22:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori