Marchisio: Nuk ndalemi më
I intervistuar nga "Sky Sport", Claudio Marchisio ka deklaruar se nuk do të ndalet pas fitimit të titullit kampion në Itali dhe paralajmëron kundërshtarët se cikli i Juventus sapo ka filluar.

"Cikli sapo ka filluar. Përpara kemi Kupën e Italisë, të cilën duhet ta çojmë në shtëpi dhe më pas duhet të punojmë që të rithehemi në nivele të larta edhe në Europë. Ky titull është meritë e të gjithëve, madje edhe të atyre që erdhën në janar, si Borriello, i cili hodhi poshtë kritikat kundër tij dhe e tregoi veten në fushën e lojës", dekalroi Marchisio.

Më pas mesfushori i Italisë dhe Juventus foli edhe për finalen e Kupës së Italisë kundër Napolit teksa u shpreh: "Napoli është një skuadër e fortë por në kampionat i'u treguam se edhe kur ishin 3-1 për ta arritëm të barazonim", përfundoi Claudio Marchisio. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2012, ora 14:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori