Marchisio vlerëson fitoren me Milanin
Pëlqej
I kthyer tashmë si titullar te Juventusi pas rikuperimit nga dëmtimi, Claudio Marchisio vlerëson në maksimum fitoren me Milanin por tërheq vëmendjen për pësimin e disa golave që sipas tij janë lehtësisht të shmangshëm.

“Ishte shumë e rëndësishme të fitonim duke parë që Roma dhe Napoli nuk lëshojnë asgjë. Verdhekuqtë nuk luajnë në Evropë dhe mund të punojnë gjatë gjithë javës për të ardhur të freskët të dielën ndaj duhet të luftojmë e të jemi të kujdesshëm që të shmangim edhe disa gola në fund. Nuk mund të pësojmë në këtë mënyrë duke parë edhe golat që pësuam në Champions.” u shpreh ai.

Me tej Marchisio tha se ekipi ka ndryshuar modul dhe se skuadrat e tjera mbyllen shumë në prapavijë. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2013, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori