Marco Branca ribashkohet me Mourinhon?
Pas 10 vjetësh bashkëpunimi të suksesshëm me Interin, Marco Branca mund të gjejë së shpejti një tjetër klub tjetër ku mund të bëjë sërish rolin e drejtuesit. Sipas asaj që shkruan e përditshmja sportive italiane "Tuttosport", ish Drejtori Teknik zikaltër, duke shfrytëzuar marrëdhëniet shumë të mira me Jose Mourinhon dhe agjentin e tij Jorge Mendes, mund të jetë pjesë e Chelsea-t.

Marco Branca dhe Inter prishën në mënyrë konsensuale para dy ditësh kontratën mes palëve, ndërsa ish drejtuesi mbahet mend edhe për Tripletën e famshme të vitit 2010 ku teknik i skuadrës ishte pikërisht "Special One". /albeu.com/
Shtuar më 10/02/2014, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori