Marco Branca te PSG, Leonardo te Inter?
Pëlqej
Ende pa zbarkuar në Milano po fillon të ndihet efekti Thohir te Interi, duke filluar nga ndryshimet në rolet drejtuese të klubit. Sipas mediave italiane, ardhja e indonezianit me shumë gjasa do të largojë nga shoqëria zikaltër, Drejtorin Teknik, Marco Branca. Ky i fundit madje ka nisur kontaktet me Paris Saint Germain dhe me shumë gjasa, në Janar mund të mbulojë të njëjtin rol drejtuesi, te klubi parizien.

Pozicioni që pritet të marrë Branca te PSG, është i njëjtë me atë që kishte Leonardo, i cili u largua pas skualifikimit të gjatë që i dha disiplinori i Federatës Franceze të Futbollit.

Në rast të një largimi të mundshëm të Brancas, flitet se mund të jetë pikërisht braziliani, i cili mund të mbulojë pozicionin e drejtorit teknik në klubin zikaltër.

Branca, punon te Interi, që prej vitit 2002 dhe falë punës së tij, zikaltërit në vitet e fundit kanë mundur të afrojnë futbollistë, si Diego Milito, Wesley Sneijder, Samuel Eto’o apo dhe Thiago Motta. Ndërsa vitin e fundit ai ishte në krye të projektit për afrimin e emrave të rinj në skuadër, si pasojë e tkurrjes së buxhetit për shkak të zbatimit të fair-play financiar. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2013, ora 11:30
Ndeshja e fundit
PSG
1
00/00/0000, ora 00:00
Ndeshja e rradhës
Nuk ka ndeshje!
Vizito faqen e Paris Saint-Germain FC në Albeu
Ndeshja e fundit
18/05/2014, ora 15:00
Ndeshja e rradhës
Nuk ka ndeshje!
Vizito faqen e FC Internazionale Milano në Albeu
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori