Marco Reus, lojtari më i mirë i Bundesligës
Marco Reus është zgjedhur si lojtari më i mirë i Bundesligës për sezonin 20110-2012. Sondazhi i revistës ‘Kicker’ ku marrin pjesë 245 futbollistë të kampionatit gjerman nxorri fitues sulmuesin i cili vitin e ardhshëm do të luajë për kampionët e Borussia Dortmund.

Reus luajti këtë sezon me Borussia Monchengladbach dhe mori 24.5% të votave duke lënë pas japonezin e Dortmund, Shinji Kagawa me 11.7%.

Pikërisht Kagawa është ai që do të largohet për t’i lënë vendin sulmuesit të ri gjerman. Aziatiku me shumë mundësi do të transferohet tek Manchester United.

Portieri më i mirë u zgjodh Marc-André ter Stegen i Borussia Monchengladbach, ndërsa i dyti në sondazh u rendit Manuel Neuer i Bayern Munchen. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2012, ora 15:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori