Marek Hamshik, napolitan deri në 2015
Hamsik
Marek Hamsik do të nënshkruajë kontratë të re me Napolin, ka bërë të ditur presidenti i klubit, Aurelio de Laurentiis.

Ylli sllovak ka qenë në qendër të spekulimeve gjatë verës pas interesimit të disa prej klubeve të mëdha evropiane, përfshirë Milanin dhe Manchester Cityn. Por, De Laurentiis ka njoftuar se Hamsik do të vazhdojë qëndrimin e tij në San Paolo.

Dhe prsidenti napolitan e mbajti fjalën e dhënë, ndoshta dhe për të rritur vlerën e kartonit të futbollistit.

Sot, në orët e para të mëngjesit, pas një takimi mes sllovakut dhe De Laurentis, u vendos që Hamsik të jetë deri në vitin 2015 pjesë e Napolit, raporton calciomercato.it /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori