Marek Hamsik barazon rekordin e Maradonas
115 gola me fanellën e Napolit, Hamsik ka barazuar rekordin historik të Maradonës.

Marek Hamsik është shprehur i lumtur me rekordin historik të arritur në fitoren e Napolit kundër Torinos, shkruan Albeu.com.

Ai shënoi gol për Napolin në fitoren 3-1 duke shkuar në 115 finalizime, aq sa ka shënuar gjatë karrierës me klubin italian edhe legjenda e futbollit, Diego Maradona.

“Është me të vërtetë fantastike. Jam i nderuar për këtë arritje. Të shënosh 115 gola si mesfushor, është më të vërtet një numër i madh”, tha Hamsik. /albeu.com/
Shtuar më 16/12/2017, ora 23:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori