Mariano Diaz në ankth, ende nuk ka debutuar me Realin
Mariano Diaz është në kërkim të debutimit me Real Madridin, derisa ai u transferua në Real gjatë këtij afati kalimtar, por ish sulmuesi i Lyon ende nuk është paraqitur në fushë.

Është e qartë që Karim Benzema mbetet zgjidhja e parë për vijën e sulmit në "Santiago Bernabeu", megjithatë pritet që Mariano pritet të këtë edhe ai kontributin në skuadër këtë sezon.

Të dielën ishte paraparë që të jetë një ditë pushimi për lojtarët e ekipit të parë të Los Blancos, por 25 vjeçari bëri punë shtesë në fushë.

Ai u stërvit i vetëm, pavarësisht faktit që ka marrë pjesë edhe në sesione të rregullta trajnuese këtë sezon.

Megjithatë, ai nuk është i lumtur me atë që i kërkohet por për këtë punon edhe më shumë në mënyrë që të tregojë vlerat e tij sa më shpejt në fushë.

Pavarësisht punës ai edhe pse Reali barazoi me Bilbaon këtë javë nuk u paraqit.
Shtuar më 17/09/2018, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori