Mario Balotelli transferohet tek gjigandi italian
Pëlqej
Mario Balotelli raportohet se është afër transferimit tek Juventus.

Sipas mediave angleze, ish-sulmuesi i Milanit e Interit është afër arritjes së marrëveshjes me Juventusin për t’u transferua në verë te Zonja e Vjetër si lojtar i lirë.

Ish-futbollisti i Manchester City ka realizuar 17 gola për Nice këtë sezon dhe Juve e sheh si zëvendësues ideal për Gonzalo Higuain, që shpesh është larg formës më të mirë.

Raportohet se çelësi për këtë transferim është Mino Raiola, i cili ka marrëdhënie të mira me Juven – skuadër në të cilën e transferoi në vitin 2017 Blaise Matuidin.

Përveç Balotellit, si lojtar i lirë Juves pritet t’i bashkohet gjatë verës edhe Emre Can nga Liverpooli. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2018, ora 20:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori