Mario Gomez, 3 muaj jashtë fushës së lojës
Mario Gomez do të qndrojë për 2-3 muajt e ardhshëm jashtë fushës së lojës. Analizat kanë treguar se dëmtimi në gju, që lojtari pati në ndeshjen kundër Cagliarit ditën e dielë është më i rëndë seç pritej.



Gjithsesi, në rast se analizat e mëtejshme do të tregojnë se dëmtimi është i shkallës së dytë ose të tretë, sulmuesi mund t’i nënshtrohet operacionit dhe mungesa e tij do të zgjatet në 6 muaj. Fiorentina renditet në vendin e tretë të Serisë A me 7 pikë të grumbulluara nga 3 ndeshjet e para të kampionatit. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2013, ora 12:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori