Mario Gomez te Napoli
Mario Gomez te Napoli, asgjë nuk është zyrtare por gazeta gjermane "Bild" konfirmon arritjen e marrëveshjes mes sulmuesit dhe shoqërisë italiane. Bomberi bavarez ka një kontratë që e lidh deri në vitin 2016 me kampionët e Europës, por sipas të dhënëve të fundit, ai u ka bërë me dije shokëve të skuadrës për destinacionin e ri pas suksesit në finalen e Kupës së Gjermanisë.

Napoli ka gati një kontratë 3-vjeçare me rreth 4 milionë euro në sezon për ish golashënuesin më të mirë të Bundesligës që me fanelën e Bayernit ka shënuar plot 113 gola në 174 ndeshje.

Gjatë javëve të fundit, agjenti i lojtarit, Uli Ferber zhvilloi disa takime me drejtuesit napoletanë pasi sipas tij, Gomez ka nevojë për një skuadër ku të aktivizohet sistematikisht dhe nënkampionët e Italisë ia siguruan këtë të drejtë pasi me shumë mundësi ai do të marrë drejtimin e sulmit pas largimit të Edinson Cavanit.

Gjatë sezonit të fundit, Gomez gjeti pak hapësira në sulmin bavarez për shkak të formës së mirë që tregoi kroati Mario Mandzukiç, i cili përfitoi edhe nga një dëmtim i lojtarit me origjinë spanjollë, duke zënë një vend kryesor në hierarkinë e ndërtuar nga Jupp Heynckes. /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2013, ora 13:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori