Mario Gotze "çmend" Abramoviç
Kalimi në gjysëmfinalet e Champions League po nxit bosin e Chelsea, Roman Abramoviç të hyjë fuqishëm në merkaton e futbollistëve në mënyrë që sezonin tjetër Blutë të luftojnë në të gjitha kompeticionet.

Sipas asaj që raporton "Daily Mail", manjati rus është gati të investojë 300 milionë euro për të parë skuadrën e e tij triumfuese.

Mes objektivave të Chelsea është edhe talenti gjerman i Borussia Dortmund, Mario Gotze, i kërkuar edhe nga Inter dhe Juventus.

Për të Roman Abramoviç është gati të derdhë në arkën e kampionëve të Gjermanisë plot 40 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2012, ora 13:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori