"Mario i rëndësishëm, rikthej Milanin në Champions"
Pëlqej
Në një kohë kur kritikat nuk i kanë munguar pas zhgënjimit në Botëror, Stephan El Shaarawy i del në mbrojtje Mario Balotellit. "Faraoni" madje beson se partneri i tij në sulmin e Milanit mund të jetë çelësi i një sezoni të suksesshëm për kuqezinjtë. Për 23-vjeçarin është folur shpesh se mund të largohet, por ashtu si Adriano Galliani me komentet e fundit, El Shaarawy insiston se të ardhmen e ka vetëm te Milani.

"Për mendimin tim, Mario po ecën mirë, ka shumë dëshirë për të treguar se çfarë di të bëjë dhe kualiteti nuk i mungon. Jam i bindur se ai do të jetë shumë i rëndësishëm për ne", u shpreh El Shaarawy.

Një sezon i ri me një trajner të ri. Cilat janë objektivat e kuqezinjve dhe a ndihet nën presion El Shaarawy?

"Jo, përkundrazi, presioni i vazhdueshëm më stimulon për t’u përgjigjur sa më mirë në fushë. Dua të jem sa më i rëndësishëm për ta rikthyer Milanin në Champions League, ndërsa për vete synoj rikthimin në kombëtare. Dëmtimi është një kapitull i të shkuarës për mua. Të jem një protagonist në fushë, është dëshira më e madhe e jetës", vijoi italo-egjiptiani.

Fjalët më të mira në vijim për njeriun të cilit i është besuar ringritja e Milanit. El Shaarawy tha se Inzaghi si trajner përcjell në skuadër shpirtin e sakrificës, si dhe një entuziazëm të jashtëzakonshëm, duke i bërë të gjithë lojtarët të ndihen mirë. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2014, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori