Marku flet para ndeshjes: Do t'u tregoj atyre që dyshojnë se e kanë gabim
Florian Marku do të ndeshet nesër në “The SSE Arena” me Rylan Charlton në kuadër të “Ëeltherëeight”.

Marku, i cili fitoi shtatë meçet e para si profesionist, u ndal në barazim me Jamie Stewart në dhjetor. Florian Marku duke folur për Sky Sports tha se është i gatshëm për Charlton dhe se më herët iu kishte bërë një padrejtësi, duke aluduar në meçin me Jamie Stewart.

“Mezi po e prisja këtë ditë që nga padrejtësia e meçit tim të fundit. Jam i lumtur që Charlton është i pamposhtur sepse kjo është një luftë që unë dua. Rylan nuk mund të qëndrojë ashtu siç thotë tani. A do ta nokautoj? 100%.

Marku tregoi edhe çfarë i tha anglezit gjatë peshimit.

“I thashë se është i ngadaltë, do ta shohë vetë, ai është një bodybuilder, por këtu nuk ngemë pesha. Pas raundit të parë, ai do të ndryshojë mendje, pasi do të shohë se çfarë ka përpara. Ai nuk është në nivelin tim, por të shohim a mund ti bëjë gjërat që thotë”, përfundoi Florian Marku.


Ndërsa, në rrjetin social “Facebbok”, Marku postoi disa foto nga peshimi, të cilat i shoqëronte me një mbishkrim: “Peshimi shkoi mirë. Nesër është koha t’i tregoj atyre që dyshojnë se e kanë gabim, dhe atyre që kanë besim se kanë të drejtë.

Shtuar më 19/02/2021, ora 18:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori