Marku jep premtimin e madh: Do jap shpirtin derisa të shpallem kampion bote (VIDEO)
Boksieri shqiptar, Florian
Marku vazhdon të jetë i pamposhtur.
Në tetë ndeshje, shqiptari ka fituar shtatë, gjashtë prej tyre me nokaut dhe një barazim, shkruan lajmi.net.
Së fundmi,
Marku mposhti Ryan
Charlton, duke bërë që skuadra e tij të hedh pëshqirin, pra në shenjë dorëzimi.
Marku ka postuar një video të ndeshjes kundër
Charlton, derisa në mbishkrim bëri premtimin duke shkruar se do jep
shpirtin derisa të bëhet
kampion i Botës.
“Unë ju premtoj të gjithëve që do jap
shpirtin deri sa të arrij ëndrrat e mia, të shpallem
kampion bote”, shkroi ai.
Ndërkohë,
Marku me ngulm është duke kërkuar ndeshjen ndaj britanikut, Conor Ben, ky i fundit është duke e refuzuar vazhdimisht.
Shtuar më 22/02/2021,
ora 21:58