Maroku nuk dorëzohet, kërkon Botërorin tjetër
Pëlqej
Sot gjatë kongresit të FIFA-s në Rusi është vendosur edhe vendi pritës i Botërorit 2026, ku Maroku humbi në garën me SHBA.

Sipas rregullave të reja të FIFA-s Botërori nuk do të luhet vetëm në një shtet por në disa dhe për këtë arsye janë zgjedhur 3 shtete, në kontinentin e Amerikës, SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Propozimi për këto shtete arriti të siguronte 134 vota, kundrejt 65 votave në favor të shtetit të Marokut që ishte kandidat për të zhvilluar Botërorin.

Mirëpo, përfaqësuesit maroken kanë bërë të ditur se nuk janë dorëzuar ende dhe që do të garojnë edhe për Botërorin 2030. /albeu.com/

Shtuar më 13/06/2018, ora 17:07
Tap
e Mërkurë 13 Qershor 2018, Ora 17:20
Ku po i msoni keto emra qesharke maroku?!?!? Marokko eshte e jo maroku!!!!
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori