Marota arrin marrëveshje me Juventusin
Skuadra e Juventusit mbyll me sukses kalimin e Marotas në Torino. Kalimi i lojtarit të Realit të Madridit në Torino është bërë në formë huazimi me të drejtë blerjeje me vlerën e 18 milionë Eurove dhe opsionin e riblerjes nga ana e Realit në shumën e 36 milionë Eurove.


Allegri u interesua vetë për këtë lëvizje duke i telefonuar futbollistit e duke e bindur se bën pjesë në planet e tij për të ardhmen. Dy klubet mbyllën me sukses të gjitha bisedimet dhe pritet vetëm firma e rinovimit të futbollistit me Los Blancos duke marrë parasysh statusin me të cilin ai transferohet në “Juventus Stadium” atë të formës së huazimit. /albeu.com/
Shtuar më 18/07/2014, ora 09:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori