Marota: Tregu i dobët dhe i varfër në verë
Drejtori i përgjithshëm i Interit, Bepe Marota, i pyetur nga mediet italiane shprehet se në merkaton e ardhshme do të ketë ulje të çmimeve të lojtarëve dhe tregu do të mbështetet më shumë në këmbimin e lojtarëve.

“Unë mendoj se në mënyrë të pashmangshme do të jetë një treg më i varfër, kështu që mund të ketë më shumë shkëmbime lojtarësh. Ne do të shohim një rënie të përgjithshme të çmimeve sepse problemi është global. Do të jetë e rëndësishme të jemi në gjendje të shfrytëzojmë burimet e akademive tona”, u shpreh Marota.
Shtuar më 27/03/2020, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori