Marotta bën goditjen e parë, transferon te Interi talentin brazilian (FOTO LAJM)

Giuseppe Marotta po kërkon të përforcojë Interin me talente, por për këtë i duhet të sakrifikojë lojtarë të ekipit, shkruan Albeu.com.

18-vjeçari Linkoln, nga Rio de Janeiro, cilësohet si një talent i madh në Brazil. Flamengo dhe Inter janë në negiociata për Gabigol, ndërsa në dialogun që është në hapat e para, është edhe mbrojtësi brazilian, Miranda. Marota është duke u përgatitur për të thurur planin që do të bënte të mundur mbërritjen e 18-vjeçarit Lincoln.

Çdo gjë pritet të ndahet në dy faza ku në fillim është ajo e shitjes së Gabriel Barbosa në merkaton e janarit dhe shtyrja e largimit të Mirandës, duke i dhënë mundësinë Flamengos për të shtyrë shitjen e talentit 18-vjeçar. /albeu.com/
Shtuar më 18/12/2018, ora 16:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori