Marotta: Duhet të tregojmë vlerat tona ndaj City-it
Drejtori sportiv i Juventusit, Beppe Marotta ka folur për “Premium Sport” para ndeshjes ndaj City-it, teksa preferoi ta quante një ndeshje shumë të rëndësishme për të fituar besimin.

“Sot do të përballemi me një ekip të madh. Ata janë favorit së bashku me Bayerni, Realin dhe Barcelonën. Ky është një grup që kërkon të reagojë për rezultatet e para në ndeshjet e para, raporton Albeu.

Sigurisht kemi humbur disi nga shitjet e Vidal, Pirlo dhe Tevezit”.
I pyetur për moralin që ka ndeshja ndaj City-it, Marota deklaroi:

“Duhet të bëjmë një paraqitje pozitive për të kaluar momentin e vështirë të kampionatit. E kemi nisur kampionatin ndryshe nga sezonet e fundit. Blerjet e reja kanë nevojë për më shumë kohë. Shpresoj që të tregojmë vlerat tona më të mira dhe të marrim një rezultat pozitiv”, deklaroi Allegri. /Albeu.com/
Shtuar më 15/09/2015, ora 20:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori