Marotta e pranon se po tentojnë për të marrë mesfushorin e Liverpoolit
Pëlqej
Drejtori Sportiv i Juventusit, Beppe Marotta e ka pranuar se janë në bisedime dhe po tentojnë transferimin e Emre Can.

Mesfushori gjerman ka kontratë me Liverpoolin deri në fund të këtij sezoni dhe ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë kontratën apo jo.

“Emre Can është lojtar që do t’i përfundojë kontrata në fund të sezonit dhe kjo na lejon të negociojmë me të dhe këtë e kemi bërë”, tha fillimisht Marotta për Sky Sport Italia.

“Nuk mund të them nëse ai do të nënshkruajë kontratë të re me Liverpoolin, por mund të them se ne do të tentojmë gjithçka për ta marrë lojtarin. Natyrisht, duke respektuar edhe dëshirën e lojtarit”.

“Ne po respektojmë Liverpoolin, por, po ashtu po respektojmë edhe rregulloret dhe ligjet.” përfundoi Marotta. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2018, ora 00:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori