Marotta fillon të ëndërrojë për rikthimin e Moratas
Pëlqej
Alvaro Morata aoma nuk e ka harruar aventurën e tij si bardhezi tek Juventusi dhe po mendon seriozisht rikthimin te Zonja e Vjetër.

U dukën sikur hallet e tij mbaruan me kalimin nga Reali tek Chelsea, por edhe në Londër, ndonëse e nisi mjaft mirë, Morata u ‘shua’ ngadalë dhe tashmë nuk gëzon më besimin e ambientit londinez. Pikërisht për këtë arsye, menaxheri i tij ia ka ofruar sulmuesin edhe njëherë Juventusit, pasi në Torino Morata shkëlqeu duke shënuar shumë gola dhe qenë protagonist në të gjithë kompeticionet.

Më parë duhet gjetur gjuha e përbashkët me Chelsean, që pasi pagoi 70 milionë euro për ta marrë nga Madridi, vështirë se do të hiqte dorë për më pak se 60 milionë këtë verë. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2018, ora 16:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori