Marotta gëzon tifozët me deklaratën rreth Çanit
Pëlqej
Emre Can do të jetë lojtar i lirë gjatë verës dhe Juventusi është skuadra e parë që është interesuar.

Drejtori sportiv, Guiseppe Marotta, ka zbuluar se është i bindur se Zonja e Vjetër është në pozitë të mirë për të nënshkruar me mesfushorin e Reds.

“Jemi në pozitë të mirë për të arritur gjithë objektivat tona për të cilat jemi përcaktuar”.

“Bisedimet janë në zhvillim e sipër me Emre Canin, por negociatat nuk kanë përfunduar ende”, ka thënë Moratta për RMC Sport./albeu.com/
Shtuar më 30/01/2018, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori