Marotta hakmerret ndaj Juves, gati firma me rivalët e përbetuar
Largimi i Guseppe Marotta nga skuadra e Juventusit ngriti shumë pikëpyetje. Shumë fjalë dolën se ai u largua për shkak të pagës së lartë apo edhe për shkak të shpenzimeve marramëndëse të Juves.

Sidoqoftë, Marotta do të zgjidhë së shpejti kontratën që e lidh si menaxher të përgjithshëm te Juventus dhe më pas pritet të firmosë me Interin. Ardhjen e tij në skuadër e ka pritur mirë edhe ish-presidenti Moratti.

Unë besoj që, nëse Interi forcohet nga pikëpamja menaxheriale, është gjithmonë mirë. Nuk është kurrë gabim të shkosh dhe të marrësh dikë, që ka atë përvojë dhe është një person i mprehtë në futboll, si Marotta”, tha Moratti. /albeu.com/
Shtuar më 23/10/2018, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori