Marotta i shpreh respektin dhe admirimin Napolit
Beppe Marotta nuk ndjen urrejtje për rivalët të cilët i kanë vetëm 2 pikë mbrapa në Kampionat, Napolin.

“Ushqej një admirim të madh për Napolin dhe për trajnerin e tyre Maurizio Sarri. Në Itali po zhvillohet një garë e bukur për titullin dhe ndryshe nga shumë kampionate në Europë ky i joni është një nga më interesantët ku titulli është ende në lojë”, deklaroi Marotta.

Më pas drejtori i përgjithshëm i bardhezinjëve thuri elozhe për Sarrin. “A do ta merrja te Juventusi? Sarri është një nga trajnerët më të mirë në qarkullim, por secili ka karakteristikat e tij dhe duhet të përshtatet me ambientin” përfundoi Marotta. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2018, ora 09:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori