Marotta: Icardi mund ta refuzoj rinovimin e kontratës
Drejtori i Interit, Beppe Marrota ka thënë se ende nuk dihet se a do ta vazhdojë kontratën Mauro Icardi.

Drejtori italian ka bërë të ditur se ata nuk e kanë të caktuar ditën se kur do të nënshkruhet kontrata e re.

“Të shohim. Nuk e di nëse do të ndodhë në këtë javë, kur ne do t’i prezantojmë atij kontratën e re”, tha Marotta.

“Ne nuk kemi një ditë të caktuar, por ndoshta ai mund ta refuzojë propozimin tonë për kontratën e re”, ka shtuar më tej drejtori gjeneral i Interit.
Shtuar më 25/02/2019, ora 15:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori