Marotta ironizon Napolin: I kemi si lepuj
Bepe Marota, drejtori sportiv i Juventusit, ka komentuar momentin e skuadrës që, prej më shumë se një viti, nuk gjendej në vendin e dytë të klasifikimit:

“Nervozë? Absolutisht jo, ndonjëherë kalendari kushtëzon disa situata. Tashmë kemi një lepur përpara nesh, do jemi ne gjahtarët”.

VAR-i – Marota është ndalur të flasë edhe në lidhje me VAR-in: “Qëndrimi i Juventusit është që mbështetja teknologjike për arbitrat është e nevojshme.

Pra, më mirë kështu, nuk jemi plotë- sisht të bindur, por e pranojmë. Duhet megjithatë më shumë ballafaqim për rastet e monitoruara. Goli i Manxukiç kundër Atalantës duhej anuluar, u veprua në mënyrë të drejtë. Por nuk e kuptoj se përse nuk u mor në konsideratë konsultimi në rastin e penalltisë kundër Higuainit në minutën e 94′”.

BESIM TEK ALEGRI – Drejtuesi sportiv bardhezi, lidhur me çështjen e trajnerit, nuk e merr as mundimin të shohë përtej Masimiliano Alegrit: “Simone Inzagi? Momentalisht jo, i admiroj cilësitë e tij dhe po kryen një punë të shkëlqyer te Lacio. Por, jemi të kënaqur nga Alegri sepse ka sjellë rezultate: është kompetent dhe i përgatitur”.

ÇËSHTJA “ANJELI” – “Situata me Anjelin? Siç e dini, klubi ka apeluar. Pra, me këtë nënkuptojmë se e shohim si të padrejtë gjykimin”, ka komentuar Marota. “Çështja penale ka dalë në përfundim se Juventusi nuk ka asnjë lidhje, raportet me mafien janë absolutisht larg nesh”. /albeu.com /
Shtuar më 07/10/2017, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori