Marotta konfirmon dëshirën e Sandros për t'u larguar
Pëlqej
Juventusi është i gatshëm të shesë Alex Sandron për 60 milionë euro.

Bardhezinjtë i rezistuan ofertave 70 milionë euroshe gjatë verës, por mesa duket janë bërë pishman.

“Ne kemi thënë shumë herë se kur një lojtar kërkon të shitet, pavarësisht nga prestigj apo rëndësia brenda ekipit, ne jemi në favor të një shitjeje. Kur një lojtar është i pakënaqur, është më mirë të shkojë”, tha drejtori i përgjithshëm, Beppe Marotta, shkruan Tuttosport.

“Në rastin e Alex Sandros, ai ishte në pajtim të plotë me idenë e mbetjes me ne. Paraqitjet e dobëta i ka për shkak të disa çështjeve personale që ne nuk do të hyjmë këtu “, shtoi ai.

Kontrata aktuale e ish-futbollistit të Portos me kampionin italian mbaron në qershor të vitit 2022. /albeu.com/
Shtuar më 02/12/2017, ora 13:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori