Marotta konfirmon interesimin për lojtarin
Pëlqej
Drejtori sportiv i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka konfirmuar se Bianconerët po tentojnë ta transferojnë Emre Canin nga Liverpooli. Gjithashtu Marotta thotë se ai dhe klubi i tij po tentojnë ta respektojnë Liverpoolin në këtë tratativë, por edhe vet rregullat.

“Emre Can është një lojtar që po i skadon kontrata kështu që kjo na lejon që të afrohemi për negociatat, të cilat ne tashmë i kemi ndërmarrë”.

“Unë nuk mund të them nëse ai mund të nënshkruajë kontratë të re te Liverpooli, por gjithë ajo që mund të them është se ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta marrë lojtarin”.

“Ai aktualisht është te Liverpooli dhe ne e respektojmë Liverpoolin, por edhe rregullat”, deklaroi drejtori i Juventusit./albeu.com/
Shtuar më 18/01/2018, ora 10:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori