Marotta: Marrëveshja e Higuainit për të shkuar në Milan nuk ka përfunduar ende
Marotta dhe drejtori sportiv i Juventusit Fabio Paratico është takuar me Milanin dhe agjentin e Higuain sot derisa ata pritet që ata ta përfundojnë një marrëveshje për një huazim 18 milionë euro plus opsionin për blerje në fund të sezonit për 36 milionë.

Pjesë e kësaj marrëveshje është edhe Mattia Caldrada që do të shkëmbehet me kapitenin e Milanit, Leonardo Bonucci.

Megjithatë, agjenti i Juves ka disa dyshime për atë se sa është afër arritja e marrëveshjes kur ai është larguar nga takimi i tij me Nicolas Higuan, derisa këtë e ka thënë edhe kur është pyetur nga tuttomercatoweb.

“Ende jo”, është përgjigjur Marotta para se të largohet.

Ueb-faqja beson se Higuain është duke kërkuar 4.5 milionë euro bonuse para se të largohet, një gjë që Bianconeri nuk dëshiron që ti paguaj, s’paku jo në këtë moment. Për këtë arsye marrëveshja nuk është kompletuar, por ende mund të ecet përpara me të. /albeu.com/
Shtuar më 31/07/2018, ora 21:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori