Marotta mbron Spallettin: Zërat për Conten janë vetëm thashetheme
Giuseppe Marotta i ka mohuar me forcë, zërat për një takim mes Interit dhe Contes ditët e fundit.

Spalletti tha disa gjëra me vend, me të cilat unë jam dakord. E vërtetë që u eliminuam nga Kupa, por vetëm me penallti. Tani shohim përpara me optimizëm. Nuk kemi pse i bëjmë “gjyqin” tani. Nuk mund të kritikoj një trajner, që për momentin është në vendin e tretë", tha fillimisht Marotta.

"Perisic? Spalletti e tha, unë e forcova më shumë. Është e drejtë që të dëgjojmë ankesat e lojtarëve, më pas duhet të mundohemi t’i zgjidhim. Lojtarët nuk transferohen kështu, në mungesë të një oferte konkrete. Ivan e ka treguar me fakte se është krenar për këtë fanellë që mban veshur, mos të harrojmë që është edhe nënkampion i Botës".

"Conte? Bota e medias ka ndryshuar, ka kaq shumë thashetheme. Është argëtuese të bësh lajme pa një bazë të vërtetë", përfundoi Marotta. /albeu.com/
Shtuar më 03/02/2019, ora 20:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori