Marotta me ekip të ri nga sezoni i ardhshëm
Ish-administratori i deleguar i Juventusit, Beppe Marotta u largua befasisht nga bardhezinjtë pak ditë më parë. Menjëherë pas largimit të tij, Marotta qartësoi vendimin për largimin nga kampionët në fuqi të Italisë pas 8 vitesh të mbushura me sukses.

Në një farë mënyre, Marotta shuan zërat se objektivi i tij është të marrë një post drejtuesi te federate italiane e futbollit.

“Punoj prej 40 vitesh pa asnjë ndalesë. Wshtë hera e parë që largohem nga një skuadër në fillim sezoni. Duke filluar nga sezoni i ardhshëm dua të prezantohem tek ndonjë skuadër tjetër e madhe”, janë fjalët e ish-drejtorit të Juventusit.

Në rast se Marotta vazhdon karrierën e tij në Itali, me shumë gjasa mund të kalojë te Roma, Napoli ose Inter, por shanset më të mëdha janë q ë ai të nisë një aventurë të re jashtë Italisë. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2018, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori