Marotta: Në 22 vite si drejtor kurrë nuk kam shkarkuar asnjë trajner
Beppe Marotta thotë se në karrierën e tij 22 vjeçare si drejtor nuk ka shkarkuar asnjë trajner.

“Spalletti është konfirmuar. Nuk mund të flasim për punën e tij së është në rrezik”.

“Në 22 vitet e mia si drejtor i Serie A në tre klube si Atalanta, Sampdoria dhe Juventusi, unë kurrë nuk kam shkarkuar asnjë trajner”.

“Ju duhet të keni kushte të veçanta për të shkarkuar një trajner dhe këtu ato kushte nuk ekzistojnë. Spalletti do të qëndrojë me ne”.

“Champions League vendimtar për të ardhmen e tij? Ka disa objektiva që duhet të arrihen. Pas kësaj ne do t’i bëjmë konsideratat tona”.

“Kultura e fitores duhet të përmirësohet këtu”, ka deklaruar Marotta.
Shtuar më 05/02/2019, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori