Marotta: Nuk ka se ç'na duhet "Super-Mario"
Administratori i Deleguar i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka reaguar pas këshillës së dhënë prej Edgar Davids, për t’u përforcuar në sulm me Mario Balotellin.

"Mario është një lojtar shumë i mirë dhe këtë ne nuk e kemi zbuluar vetëm së fundmi, por ai luan me Milanin. Për këtë arsye mendoj se është vërtet diçka utopike, tani për tani, të imagjinojmë një transferim te Juventusi. Edhe për arsyen se reparti ynë ofensiv është i mirëpajisur aktualisht", është shprehur drejtuesi juventin.

E ardhmja e sulmuesit italian është e paqartë te kuqezinjtë, ndërsa drejtuesit e klubit po përpiqen të gjejnë të ardhurat e nevojshme për investime.

Mario Balotelli është një nga lojtarët më të shtrenjtë, por edhe më të mirët te Milani. /albeu.com/



Shtuar më 07/05/2014, ora 17:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori