Marotta: Nuk kemi nevojë për Bonuccin, jemi mirë në mbrojtje
Të shumta kanë qenë lajmet e ditëve të fundit se Leonardo Bonucci është pranë rikthimit në Juventus. I fundit që ndezi akoma edhe më shumë zërat ishte drejtori i ri sportiv i Milanit, Leonardo i cili u shpreh:

“Është një kërkesë e tij për të shkuar te Juventus të shohim së çfarë mund të bëjmë por nuk e kemi detyrim të shesim lojtarin”, por tashmë dilemat kanë marrë fund dhe atë e ka thënë vetë administrator i deleguar i Juventusit, Giuseppe Marota.

Leonardo na ka treguar mendimin e lojtarit me të cilin ne kemi një marrëdhënie të respektit të ndërsjellë, por sot ne jemi absolutisht mire në mbrojtje”, u shpreh ai. /albeu.com/
Shtuar më 26/07/2018, ora 19:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori