Marotta për lënien jasht të Icardit: Spelletti ka vepruar për të mirën e skuadrës
"Icardi? Spalletti ka vepruar në mënyrën më të mirë të mundshme për të mbrojtur klubin". Këto kanë qenë fjalët e thëna nga Giuseppe Marotta, administratori i deleguar i Inter-it, pak para fillimit të ndeshjes me Lazio-n.

"Përfshirja e Icardi-t në ekip duhet të jetë graduale, detyra e trajnerit është e vështirë, por i duhet njohur e drejta për të zgjedhur lojtarët që do të zbresin në fushë".

"Si dilet nga kjo situatë? Kemi dalë tashmë, situata është zgjidhur", ka thënë Marotta.
Shtuar më 31/03/2019, ora 21:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori