Marotta: Pogba nuk shitet, Morata nuk vjen
Administratori i Deleguar i Juventusit Giuseppe Marotta përgënjeshtroi kategorikisht mundësinë që Juventusi mund të arrijë te Alvaro Morata, sulmuesi i ri i Real Madrid për të cilin flitej se kampionët e Italisë ishin duke zhvilluar një derbi në merkato me Interin.

"Besoj se Morata është i paarritshëm , por nuk kemi folur kurrë me Real Madrid. Është një nga ata futbollistë që do të bëhen kampionë ndaj dhe gjeneron interes të madh", ka thënë Administratori i Deleguar i kampionëve të Italisë.

Edhe pse në këtë periudhë merkatoje po flitet shumë edhe për Pogba Marota këmbëngul se nuk ka asnjë të re në lidhje me talentin francez.

"E njohim vlerën e tij dhe nuk kemi ndër mend ta shesim. Gjithsesi deri më tani nuk ka patur oferta nga ana e Paris Saint-Germain. Tani jemi të përqëndruar te sezoni aktual, i cili mund të sjellë rezultate të jashtëzakonshme dhe historikë për klubin", u shpreh drejtuesi juventin.

Marota më pas e përkufizoi në dishezë tratativën për rinovimin e Pirlos ndërsa komentoi edhe zërat mbi largimin e mundshëm të Quagliarella-s.

"Kemi një grup futbollistësh të cilët janë të lidhur me fanellën dhe do të hapemi ndaj ndonjë transferimi vetëm nëse dikush dëshiron vetë të largohet", përfundoi Marotta. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2014, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori