Marotta pranë klubit Italian
Beppe Marotta është shumë pranë akordit me skuadrën e Interit. Pas largimit nga Juventusit, 61 vjeçari ka pasur një takim me Steven Zhang i cili është favorite absolut për tu bërë president i skuadrës së zikaltërve. Sipas mediave italiane, Zhang është shfaqur shumë i lumtur pas takimit me Marottan dhe marrëveshje mes palëve mund të jetë arritur.

Në rast se Marotta kalon te Interi, ai do të zërë vendin e Walter Sabatinit i cili nuk është më pjesë e stafit drejtues të zikaltërve. Për Marottan është e interesuar edhe skuadra e Milanit, por edhe ekipe të tjera jashtë Italisë. Në fjalën e tij, Marotta ka deklaruar se do të vazhdojë karrierën te ndonjë skuadër dhe nuk ka në plan të punojë në federatën italiane të futbollit.

Kalimi i tij te Inter do të ishte si një hakmarrje ndaj drejtuesve të Juventusit pasi raportet mes tyre u ftohën ndjeshëm. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2018, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori