Ndiqni live protestën e 6 kombëtare të opozitës
Marotta prejekton planin për të afruar dyshen e frikshme te Interi
Giuseppe Marotta është tashmë pjesë e brendshme e ekipit të Interit ku po përpiqet që të bëjë goditjet më të mira në merkato dhe të kthejë ekipin zikaltër atje ku i takon.

Pas Diego Godin, që sipas mediave italiane ai do të transferohet në “San Siro” në fund të sezonit me parametra zero, Marotta po kërkon edhe dy lojtarë të tjerë. Ai kërkon që të sjellë lojtarë me cilësi në Milano, por pa shpenzuar shumë marramendëse për ta. Në radarët e Interit janë Arjen Robben dhe Hector Herrera.

Holandezi do të ishte një goditje e madhe për zikaltërit dhe ai shumë mirë mund të luante rolin e liderit në ekip. Herrera nuk ka rinovuar kontratën me klubin portugez të Portos dhe Marota e shikon atë si një mesfushor të kompletuar dhe të duhurin për skemat që ekipi përdor. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2019, ora 18:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori