Marotta shpreh pëlqimin për Can por njëkohësisht frikën se ai do i "tradhëtojë"
Menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta e pëlqen shumë Emre Can dhe shprehet i lumtur nëse gjermani do mund t’i bashkohet gjigantëve të Serie A, por pranoi frikën se mesfushori i Liverpoolit mund ti "tradhëtojë" duke nënshkruar me një klub tjetër.

“Ne e dimë se ka edhe klube të tjera në garë për ta nënshkruar atë”, ka thënë fillimisht Marotta gjatë të enjtes.

Nëse vendos të vijë në Juventus, do të jemi të lumtur, por nëse vendos të bashkohet me një ekip tjetër, ne do të shohim ndonjë mundësi tjetër.”

Një tjetër lojtar që Juve është i lidhur është mbrojtësi i Manchester Unitedit, Matteo Darmian.

“Ai është një lojtar i Manchester United dhe nuk është prona jonë, por mund të them se ai është një lojtar i mirë”, përfundoi italiani./albeu.com/
Shtuar më 02/03/2018, ora 10:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori