Marotta: Strama kërkon polemika
Drejtori sportiv i Juventusit, Bepe Marotta, edhe pse nuk I ka pëlyer humbja e skuadrës së tij, e gjeti kurajën për të përgëzuar Interin për atë fitore të madhe që arriti në Juventus Stadium. Sa i përket reagimit të Stramacionit, Marota dha se tekniku ziklatër përcaktimin "moskokëçarje taktike" duhet ta kishte marrë si kompliment.

"Kemi humbur një betejë, por jo luftën. Të vish në Torino dhe të luash me tre sulmues është shenjë e një skuadre të madhe. Më vjen keq që Stramaccioni nuk e ka kuptuar se përcaktimi moskokëcarje taktike ka qenë një komliment për të. Duhet ta pranoj që hakmarrja e tyre ishte e merituar. Inter është një ndër pretendentet për vendin e parë. Kjo dihej, por tashmë i rikonfimua", u shpreh drejtuesi i Juves.

Duke iu kthyer analizës së ndeshjes, Marotta e pranon se Juventusi ishte i lodhur, dhe vuajti në pjesën e dytë, ku humbi shpejtësinë e aksioneve.

"Në pjesën e parë ne ishim superiorë, ndërsa në të dytën e ulëm ritmin dhe nuk ishim efikasë në kundërsulm. Ndoshta po paguajmë impenjimet e mëdha nëkampionat, Champions dhe ndeshjet e kombëtareve. Por të mos harrojmë se kemi akoma sulmin më të mirë".

Drejtori sportiv i Juvebtusin e ka një shpjegim edhe për gabimin e anësorit, që nuk akordoi pozicionjashtë loje për Asamoah në momentin e golit shumë të shpejtë të bardhezinjve.

"Goli erdhi shumë shpejt dhe ndoshta anësori u kap në befasi."

Ndërsa për portierin e Juventusin Gigi Buffon humbja me zikaltrit djeg, megjithatë ai nuk harroi të vlerësonte Interin për shpirtin e garës dhe dëshirën për ta fituar derbin e Italisë. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2012, ora 17:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori