Marotta takohet me Icardin dhe Wanda, kërkohet zgjidhje
Drejtori ekzekutiv i Interit, Giuseppe Marotta, është takuar me Mauro Icardin dhe Wanda Naran, shkruan Albeu.com

Interi me anë të një komunikate zyrtare në faqen zyrtare ka bërë të ditur se është mbajtur një takim.

"Drejtori ekzekutiv i Interit, Giuseppe Marotta u atkua sot me Mauro Icardin dhe Wanda Naran".

"Ishte takim i përbashkët me synimin për të gjetur një zgjidhje në interes të të gjitha palëve të përfshira", shkruan në komunikatën e Interit.

Mauro Icardi ka refuzuar së fundmi që të performojë me skuadrën me justifikimin se është i lënduar.

Megjithatë, stafi mjekësor i Interit pas testeve ka gjetur se argjentinasi nuk ka lëndim dhe po i shmanget ndeshjeve me skuadrën.

Mauro Icardit ju mor shiriti i kapitenit pas një varg polemikash mes bashkëshortes dhe agjentes së tij, Wanda Naras dhe klubit Nerazzur për renovimin e kontratës. /albeu.com/

Shtuar më 06/03/2019, ora 20:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori